Keshilla

Disa fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës tuaj

Të rrisësh një fëmijë nuk është kurrë një detyrë e lehtë. Fjalët që një prind mund t’i thotë pa mendje mund të shkaktojnë shumë konfuzion në kokën e të miturve.
Shikoni disa fraza që ndikojnë në zhvillimin psikologjik të fëmijëve dhe si mund t'i zëvendësoni ato.

“Ti duhet të dëgjosh të rriturit”
Kur dëgjon këtë frazë, fëmija mendon se të gjithë të rriturit janë më të mirë dhe më inteligjent se ata. Kjo frazë është e rrezikshme sepse fëmija fillon të besojë tek të gjithë të rriturit, përfshirë edhe të huajt. Fraza e saktë që duhet përdorur është: "Duhet të dëgjosh prindërit"! Kjo ndihmon fëmijën të zhvillojë një mendim kritik dhe një mosbesim të shëndoshë ndaj të huajve.

“Mos qaj"
Duke dëgjuar këtë frazë, fëmija mendon: 'Shfaqja e emocioneve është gjë e keqe; Nëse qaj, ata do të jenë kundra meje”. Fraza e saktë: "Më trego çfarë të shqetëson"? "Pse po qan?" Nëse fëmija rrëzohet, thuaji: "A po qan sepse po të dhemb apo sepse je i/e frikësuar?" Kjo do të provokojë një bisedë që do të ndihmojë fëmijën të identifikojë emocionet e veta.

"Mos jini egoistë"
Kur e dëgjon këtë frazë, fëmija mendon: "Unë duhet të ndaj gjithçka gjatë gjithë kohës, nuk kam asgjë timen". Me kalimin e kohës, këto mendime do t’i kthejnë në një person që nuk kujdeset për atë që është e tij/ e saj, ose mendon se nuk meritoni asgjë. Fraza e saktë: "A do ta lemë këtë djalë të luajë me ne, me lodrën tonë"? Ndoshta, dëshiron të shkëmbesh lodra për një kohë me të? Jepini fëmijës suaj një mundësi për të menaxhuar vetë gjërat e veta. Nëse ai është kundër ndarjes, atëherë mos këmbëngulni.

“Kush ju mësoi këtë?"
Kur e dëgjon këtë frazë, fëmija mendon: “Prindërit e mi nuk e dinë se unë e kam shpikur”. Dhe fëmija fillojë të bëjë gjëra pa u shqetësuar, gjithmonë duke fajësuar të tjerët. Fraza e saktë: “Përse e keni bërë këtë?”. Në këtë mënyrë, ju zbuloni nëse ishte fëmija juaj që e bëri atë, ose nëse dikush iu ka inkurajuar ta bëni atë.

"Shikoni një vajzë të mirë"

Kur e dëgjon këtë frazë, fëmija mendon: "Unë jam më i/e keq se të tjerët, nuk do të bëj kurrë gjënë e duhur". Krahasimi me fëmijët e tjerë gjithmonë ndikon në vetëvlerësimin tonë. Fraza e saktë: "Unë të dua. Ti mund ta bësh këtë gjithashtu”. Tregoni aftësitë e fëmijës tuaj dhe se i besoni atij. Mos harroni, fëmija juaj është unik dhe ka talentet e tij.

"Do të flasim në shtëpi"
Kur e dëgjon këtë frazë, fëmija mendon: "Prindërit do të bëjnë gjithçka që duan me mua, jam i/e humbur, nuk dua të kthehem në shtëpi". Fraza të tilla si kjo bëjnë që prindërit të bëhen mbikëqyrës dhe shtëpia të bëhet një vend ndëshkimi. Fraza e saktë: 'Më lejoni të ju tregoj se çfarë më ka mërzitur'. Pra, përveç se fëmija t'i kushtojë vëmendje ndjenjave të prindit, fëmija gjithmonë do të mendojë për pasojat e veprimeve të tij në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë