Keni menduar ndonjëherë pushime në pyll, dhe jo vetëm, në majë të pemës?
Tree hause ndodhet në fshatin e pyllëzuar Devon , e rrethuar mes pemëve dhe gjelbërimit.
Kjo shtëpi është në pronësi të çiftit Kieran dhe Helen Fisher, të cilët kur vendosën të bënin një shtëpi pushimesh , ata menduan ta ndërtonin në një vend jo të zakonshëm. Fisher skicoi shtëpinë sipas dëshirave të tij, më pas këtë ide të hedhur në letër vendosi ta realizojë majë të një peme të lartë në pyllin e fshatit Devon në Angli.
Pronari ka menduar në mënyre të detajuar ndërtimin e kësaj shtëpie, në mënyrë që nëse një çift zgjedh të kalojë ndodhje fundjavë në këtë shtëpi, ata të kenë të gjitha kushtet e domosdoshme , që nga dhoma e gjumit, kuzhina e kompletuar , banjo,madje edhe një ballkon të përshtatur në mënyrë perfekte me natyrën , ku mund të shijohet ajri i pastër dhe qetësia e këtij pylli.
Treehouse u ndërtua nga Kieran dhe Helen Fisher, të dy të moshës 31 vjeçare, të cilët kaluan pesë vjet duke gjuajtur për vendin e përsosur për të krijuar idenë e tyre sa të bukur edhe të çuditshme, pasi ata kontrolluan të gjitha vendet ku mund të bënin realitet idenë e tyre, ata u joshën nga fshati Devon .
Fillimisht çifti e patën të vështirë të nxirrnin lejen për të ndërtuar këtë shtëpi në pyll.
Megjithatë projekti i tyre dukej në përputhje më të gjitha rregullat, dhe ata nisën punën, për ndërtimin shtëpisë dy vite pasi paraqitën projektin.
Ky projekt ju mori rreth 9 muaj punë pa ndërprerje.
I arreduar në mënyrë përfekte, ku mbizotërojnë ngjyrat e drurit , ka të gjitha kushtet për pushime mjaft relaksuese.
Therehause ndodhet në mes të pyllit, 100 mbi nivelin e deti. Gjatë dimrit kur edhe pylli zhvishet nga gjelbërimi mund të shihet deti me sy të lirë nga dritarja e dhomës së gjumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.