Lajme

Disa arsye pse pasuritë e paluajtshme janë një investim i zgjuar

Pasuritë e Paluajtshme janë një investim shumë i mirë për disa arsye. Ti mund të gëzosh një normë të shkëlqyer kthimi, avantazhe të mahnitshme tatimore dhe vlerë të rritur të pronës që mandej do të ndërtojë pasurinë tënde.

Më poshtë renditen disa arsye kryesore pse pasuria e patundshme është një investim i madh.

Pasuria e paluajtshme parashikon kthime më të mira se tregu i aksioneve pa luhatje të mëdha.

Historikisht në pasuritë e paluajtshme, risku i humbjes që të kanoset është i minimizuar prej kohëzgjatjes së pasurisë së paluajtshme në pronësinë tënde. Kur tregu përmirësohet, e njëjta gjë ndodh edhe me vlerën e shtëpisë tënde, dhe si rezultat, ti prodhon kapital. Risku nuk ndryshon kurrë në tregun e aksioneve dhe ka një sërë faktorësh pavarësisht kontrollit nga ana jote që ndikojnë negativisht investimin tënd. Investimi në Pasuri të Paluajtshme të jep më shumë kontroll në këtë lloj investimi sepse pasuria jote është një aset i prekshëm që ti i jep vlerë për ta kapitalizuar në disa drejtime të ardhurash, ndërsa gëzon kapitalin.

Pasuritë e Paluajtshme kanë një vlerë të lartë të prekshme

Përherë do të ketë një vlerë për tokën tënde, dhe vlerë në shtëpinë tënde. Investimet e tjera mund të të lënë me vlerë të prekshme të paktë si aksionet që dikur mund të shkojnë në zero, ose një makinë e re të cilës i bie vlera me kalimin e kohës. Sigurimi i pronarëve të shtëpisë do të mbrojë investimin në sektorin e pasurive të paluajtshme, kështu që sigurohu që të zgjedhësh policën e duhur në mënyrë që prona të jetë e mbrojtur edhe në skenarin më të keq.

Vlera e pasurisë të patundshme gjithmonë rritet me kalimin e kohës.

Historia vazhdon të provojë se sa më gjatë qëndron në tregun e pasurive të paluajtshme, aq më shumë para fiton. Tregu i shtëpive gjithmonë është ringritur nga luhatshmëritë e mëparshme që kanë shkaktuar rënien e vlerës për momentin, dhe për ata që kanë këmbëngulur në këtë investim gjatë periudhave jo të mira, çmimet i janë kthyer normalitetit, dhe vlera është kthyer në rrugën e duhur. Aktualisht, investitorët e pasurive të patundshme në tregjet ku ky investim performon në mënyrë të shkëlqyer po shijojnë fitimet. Në fakt, vitin e kaluar, çdo shtet i SHBA-ve ka patur një vlerësim të lartë të pronave të paluajtshme, dhe disa prej klientëve në tregun e Los Angeles kanë fituar miliona dollarë në më pak se një vit nga hyrja në treg.

Një investim në tregun e pasurive të paluajtshme mundet gjithashtu të diversifikojë portofolin tënd.

Nëse ke folur ndonjëherë me një planifikues financiar për investime, je shumë i qartë për rëndësinë e diversifikimit. Kur ti diversifikon portofolin, ti e shpërndan riskun. Pasuritë e patundshme gjithmonë do të shërbejnë si një aset i prekshëm për të minimizuar riskun në portofolin tënd. Shumë prej tyre kanë vënë pasuri duke investuar vetëm në pasuri të paluajtshme.

Një investim në pasuritë e paluajtshme jo vetëm që është një investim i sigurt financiar, por është gjithashtu një investim që mund të të sigurojë vite argëtimi, lumturie dhe kujtime të paçmueshme që mund të zgjasin gjithë jetën.

James Harris/*Burimi: Entrepreneur


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë