Kinema

“Dirty Dancing”, kulti i mallkuar mes të vdekurve me HIV dhe overdozave

Fati i protagonistëve të filmit të luajtur nga Patrick Swayze dhe Jennifer Gray, si balerini seksi Johnny dhe Baby pa përvojë, është sa interesant, aq dhe i dhimbshëm.

"Dirty Dancing", i cili është një nga filmat ikonë në historinë e kinematografisë botërore, mbart shumë sekrete dhe prapaskena.

Le të shohim dhjetë gjëra që mbase nuk i dini për filmin që bëri bujë që para 31 vjetësh.

Antipatia e Jennifer për Patrick Swayze

Jennifer Gray dhe Patrick Swayze, në rolin e balerinit seksi Johnny dhe Baby-t pa përvojë, në filmin "Dirty Dancing"

Duke e nisur nga ndjenja “e vogël” e krijuar mes dy protagonistëve: Patrick Swayze iu desh të luftonte për të bindur Jennifer Gray të bëheshin çift në set. Të dy kishin xhiruar filmin e luftës "Agimi i Kuq" (1984), nga John Milius së bashku dhe nuk shkonin fare dakord.

Kolona zanore

Bill Medley dhe Jennifer Warnes, luajtën në kolonën zanore të "Dirty Dancing"

Kolona zanore e "Dirty Dancing” (I had the time of my life), e kompozuar nga Bill Medley dhe Jennifer Warnes, i bëri dy këngëtarët të fitojnë një çmim “Grammy” për duetin më të mirë dhe i dha filmit dy çmime shumë të rëndësishme: një “Oscar” dhe një “Glob të Artë”.

Skena e improvizuar

Jennifer Grey dhe Patrick Swayze

Një nga skenat më të famshme në film, ishte plotësisht e improvizuar dhe nuk ishte menduar të përfshihej në fund. Bëhet fjalë për "prerjen", në të cilën Johnny dhe Baby, janë në dhomë për të provuar një koreografi në melodinë e "Dashuria është e Çuditshme": regjisori Emile Ardolino, ishte aq i impresionuar nga provat, saqë vendosi ta përfshinte episodin në skenë filmi, i improvizuar siç ishte.

“Jo”-ja e Val Kilmer (dhe Billy Zane u skarcua)

Val Kilmer dhe Billy Zane në dy foto në vitet ‘80

Val Kilmer dhe Billy Zane u konsideruan të dy për rolin e Johnny Castle. I pari refuzoi pjesën, ndërsa i dyti nuk vallëzoi siç duhet për rolin. Producentët më pas morën në audicion një aktor të tretë. Duke promovuar kështu Patrick Swayze në "Dirty Dancing".

Xhirimi në kohë rekord

Jennifer Grey dhe Patrick Swayze

Filmi u xhirua në vetëm 44 ditë dhe aktorët e "Dirty Dancing", kishin vetëm disa javë për të provuar të gjitha koreografitë, gjë, që për një prodhim të këtij lloji, është me të vërtetë një kohë shumë e shkurtër.

Liqeni i zhdukur

Jennifer Grey dhe Patrick Swayze, në një nga skenat më të famshme të filmit

Një nga skenat më të famshme në film, është padyshim ajo në të cilën Patrick Swayze ngre Jennifer Grey në Mountain Lake.

Uji ishte shumë i ftohtë dhe skenat u përsëritën aq shumë, sa buzët e aktorëve u bënë blu.

Kështu që u mor vendimi që të mos filmoheshin nga afër protagonistët. Liqeni Mountain, në shtetin amerikan të Virxhinias, filloi të thahej në fund të viteve 1990 dhe deri në vitin 2008, ishte plotësisht i thatë. Pastaj, këtë vit, "mrekullia": që nga pranvera e kaluar, ai ka arritur rreth një të tretën e kapacitetit të saj maksimal. "Mrekulli", e cila në fakt është një fenomen: sipas shkencëtarëve, ajo përsëritet çdo 400 vjet, edhe pse askush nuk e shpjegon saktësisht arsyen.

"Asnjë s’mund ta lërë Baby-n në cep"

Jennifer Grey dhe Patrick Swayze në një skenë nga filmi

Me sa duket, Patrick Swayze e urrente aq shumë batutën "Asnjë nuk mund ta lërë Baby-n në cep", sa që ai madje i kërkoi regjisorit të priste skenën nga filmi. Arsyeja? Mbetet një mister. Sidoqoftë, autorët nuk e dëgjuan atë dhe akoma sot konsiderohet si një nga frazat më të famshme në botën e kinemasë.

Buxheti i ulët

Jennifer Grey dhe Patrick Swayze

I xhiruar me një buxhet prej 6 milionë dollarësh, "Dirty Dancing", ka gati 214 milionë dollarë të ardhura nga prodhimi.

Jennifer Grey dje dhe sot

Jennifer Grey, dje dhe sot

E lindur më 26 mars 1960 në Nju Jork, Jennifer është vajza e aktorit-koreograf në ‘Broadway’, Joel Gray dhe Jo Wilder.

Jennifer arriti një sukses të madh publik në vitin 1987, falë rolit të Baby-t në "Dirty Dancing". Në vitet e mëparshme, ajo kishte dalë në shfaqjen e John Milius "Agimi i Kuq" (1984), gjithashtu së bashku me Patrick Swayze.

Dhe ai kishte luajtur në "Klubin e pambukut" të Francis Ford Coppola (1984) dhe "Fituesi" të John Badham (1985).

Sot, aktorja është e martuar, ka një vajzë dhe jeton në Los Anxheles me familjen e saj. Nga viti 2014, deri në vitin 2017, ajo ishte protagoniste e serialit televiziv amerikan, "Red Oaks".

Ajo nuk ishte më në gjendje të dilte jashtë nga personazhi i Baby-t, i cili i solli fat të madh por e mbajti të "lidhur me zinxhirë" për jetën...

Mallkimi i filmit

Patrick Swayze (1952 – 2009)

Regjisori Emile Ardolino, autor i filmit, pesë vjet pas “Dirty Dancing”, kontraktoi virusin HIV dhe vdiq në moshën 49 vjeç nga komplikimet nga sëmundja. Swayze ishte shumë i suksesshëm në vitet në vijim, duke u shfaqur në një seri të dukshme të filmave kult, madje edhe një vazhdim të "Dirty Dancing".

Por në vitin 2008, u diagnostikua me kancer në pankreas: ai vdiq më 14 shtator të një viti më pas, në moshën 57 vjeç (në të njëjtën moshë me vdekjen e babait të tij), njëzet muaj pasi diagnoza u konfirmua.

Max Cantor, aktori që luajti Robbie Gould në film, vdiq po ashtu në vitin 1991 nga një mbidozë dhe një nga valltaret profesioniste të kastit, Jennifer Stahl, u vra në apartamentin e saj në Nju Jork, në vitin 2001.

Edhe Jerry Orbach, aktori që luajti rolin e babait të Baby-t, u godit nga mallkimi dhe vdiq në vitin 2004 nga kanceri i prostatës.

Mallkimi i "Dirty Dancing", goditi edhe “Vestron Video”, studioja e prodhimit të filmit: pavarësisht milionave që fitoi, ajo falimentoi shpejt.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë