Futboll

Dinamo në duart e Bledi Shkëmbit, blutë ia besojnë stolin korçarit

Dinamo prezanton të enjten trajnerin e saj të ri, Bledi Shkëmbin. Drejtuesit e rinj të skuadrës së rikthyer në Superiore pas 9 vitesh, me në krye presidentin Ardjan Bardhi, ia kanë besuar stolin trajnerit korçar. Pasi u tërhoq nga futbolli, Shkëmbi ka drejtuar Teutën në kampionatin tonë, si dhe Lirinë e Prizrenit dhe Ballkanin në Kosovë.

Zgjedhja dhe prezantimi i trajnerit është lëvizja e parë e bluve për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, ky pretendimet do të jenë madhore. Trajneri Shkëmbi do të ketë dorë të lirë në merkato për të afruar futbollistët që dëshiron. Do të jetë e vështirë disi për të gjetur elementë me kualitet, sepse shumë prej tyre janë të angazhaur me 4 skuadrat që marrin pjesë në Kupat e Europës.

Drejtuesit e Dinamos kanë menduar për një riorganizimin rrënjësor të klubit, ndërsa pak ditë më parë kanë ndryshuar edhe stemën. Pas zyrtarizimit të trajnerit, pritet të prezantohen edhe futbollistët e rinj, që do të jenë të shumtë, pasi nga grupi që luajti në Kategorinë e Parë kanë mbetur vetëm pak elementë. Dinamovitët synojnë të kenë rol protagonisti në sezonin e ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë