Futboll

Dinamo fiton në Laç me 10 vetë, largohet nga vendi i fundit i renditjes

Gazeta Si – Dinamo, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra në verë, e shishte veten në vend të fundit të Superiores para ndeshjes së sotme në Laç. Pas saj është çliruar sadopak, pasi ka marrë një trepikësh shumë të rëndësishëm në këtë transfertë të vështirë.

Dhe kryeqytetasit ia kanë dalë duke luajtur mbi gjysmë ore me 10 vetë, sepse mbrojtësi Behiratçe u ndëshkua me karton të kuq. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Baton Zabërgja që në minutën e 12-të, në zhvillimet e një goditjeje nga këndi.

Dinamo u mbrojt mirë, sidomos kur mbeti me 10 lojtarë, duke lënë pak hapësira për Laçin. Kjo ishte fitorja e dytë në 6 javë kampionat për skuadrën e trajnerit Luixhi Di Biaxho. Më parë blutë kishin mundur vetëm Kukësin.

Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vend të 8-të, duke lënë vendet e fundit për Teutën dhe Kukësin. Laçi në anën tjetër ka pësuar humbjen e dytë radhazi, duke mbetur në kuotën e 7 pikëve, 1 më shumë se Dinamo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë