Gazeta si – Për momentin është Dinamo në ‘Final 4’ dhe Tirana jashtë saj. Me fitoren e sotme 0-1 në Korçë ndaj Skënderbeut, skuadra blu është ngjitur në kuotën e 35 pikëve, duke parakaluar Tiranën në tabelën e renditjes.

Kjo ndeshje i takonte javës së 20-të të Superiores, por u shty për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Dy skuadrat ishin shumë afër në renditje, vendi i 5-të për Dinamon dhe i 6-ti për Skënderbeun, por tashmë kryeqytetasit janë shkëputur.
Kjo ndeshje u vendos nga një penallti e fituar nga Andoni dhe e kthyer në gol nga Lorenco Vila. Dinamo e mbrojti me fanatizëm golin e fitores dhe ia arriti qëllimit të dalë me 3 pikë të arta nga Korça.
Tashmë lufta për 4-shen e parë do të bëhet edhe me interesante në javët e mbetura të kampionatit. Nëse Dinamo e ruan pozicionin aktual, do të ishte vërtet një arritje për këtë klub.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.