Analize

Dilema false midis zgjedhjes së karantinës dhe ekonomisë

Teksa shumë vende perëndimore nisin muajin e dytë të karantinës, shumë individë po ngrejnë në pikëpyetje nëse këto masa strikte izolimi shkaktojnë dëme me magnitutdë më të madhe ekonomike sesa benefitet shëndetësore që na vijnë prej tyre.

Por është e qartë nga survejimet e bizneseve të publikuara se kjo dilemë është  një “zgjedhje false” (termi në anglisht false dilemma fallacy). Edhe vendet e mëdha pa masa sinjifikative të izolimeve po përjetojnë konditat e tyre ekonomike më të këqija që prej krizës financiare 2008-09.

Gjer javën e kaluar, përpara se të publikoheshin survejimet, Japonia ishte vendi me ekonominë më të zhvilluar më pak i prekur nga përhapja e covid-19. Pavarësisht kësaj, sektori i shërbimeve, që është më pak i ekspozuar nga kërkesa internacionale krahasuar me sektorët e prodhimit, ishte plotësisht i dërrmuar në mars. PMI-ja (purchasing manager’s index, i cili tregon mbarëvajtjen ekonomike për sektorë të ndryshëm të një vendi apo të tërë vendit)  e sektorit të shërbimeve në Japoni ka regjistruar një rënie më të theksuar se ajo gjatë kohës së tërmetit dhe cunamit të 2011-s.

Shkollat janë mbyllur në Japoni, por nuk ka masa kufizimi për lëvizjen e qytetarëve. Qeveria i’u ka bërë thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia dhe të mos vizitojnë bare dhe klube-nate, por nuk i ka shoqëruar këto udhëzime me penalitete apo burgim siç shumë shtete të tjera kanë vepruar.

Por edhe pa masat strikte të karantinimit, problemet e mëdha në aktivitetin ekonomik nuk kanë rreshtur së shfaquri. Evente madhore janë anulluar, konsumimi për shumë produkte e shërbime është reduktuar dhe shumë plane biznesi nuk janë realizuar ashtu siç duhet apo nuk janë realizuar fare si rrjdhojë e përpjekjeve për të shmangur prekjen apo përhapjen e virusit.

Singapori, shteti në të cilin sistemi shëndetësor vlerësohej si një model i arrirë, është goditur rëndshëm gjithashtu nga virusi.  PMI-ja e vendit ra në 33.3 në mars duke regjistruar kështu vlrësimin më të ulët gjatë tetë viteve të fundit të jetës ekonomike.

Sigurisht Singapori, Japonia dhe ShBA-ja janë ekonomi mjaft të ndryshme. Konsumi në ekonominë japoneze është më pak i fortë, krahasuar me dy vendet e tjera, dhe e përjeton më rëndë shokun ekonomik. Ndërsa ne Singapor ekonomia e saj e orientuar drej eksporteve e bën vendin që të jetë më i ndjeshëm nga konditat ekonomike të vendeve me të cilat Singapori poseidon marrdhënie të forta tregtare.

Por fakti se disa lloje të ndryshme ekonomish, me varietet e tyre të politikave të ndryshme, me të cilat i’u janë kundërpërgjigjur impaktit negativ të shkaktuar nga covid-19 hedh dyshime mbi argumentin se kostoja ekonomike e masave të rënda izoluese e të karantinës është më e madhe në peshë se benefitet shëndetësore që popullsia e vendit merr.

Mos-izolimi mund të ketë konsekuenca negative gjtihashtu. Një studim i pubilkuar në fund të marsit nga ekonomistët e Rezervës Federale dhe Universitetit MIT tregon se gjatë gripit pandemik të 1918-s qytetet me izolimet më strikte dilnin me konsekuenca ekonomike më të pakta.

Kjo mbase vjen si rezultat i kësaj aryeje që…alternativa e një izolimi të përfocuar nga shteti është një numër prej miliona qytetarësh që secili në mënyrë të pavarur mundohet të limitojë kontaktin social e duke rritur në këtë mënyrë, në kohë, periudhën e kufizimeve edhe në ekonomi. Analogjia e pandemisë së 1918-s me atë çfarë po ndodh sot nuk është perfekte, por i’a vlen të merret në konsideratë nëse heqja e masave izoluese shumë herët mund që të sjellë efekte akoma e më të këqija e aspak rezultate pozitive ekonomike.


Është e qartë se aktualisht asnjë ekonomi e madhe botërore nuk po funksionon në mënyren e dikurshme të zakonshme pavarësisht magnitudës së dëmit të shkaktuar prej koronavirusit. Debati që se kur dhe se si do të ngrihen masat strikte të karantinës do të vazhdojë, por ideja se në  njërën anë të peshores qëndorjnë pikërisht këto çështje e në anën tjetër të peshores qëndon gjendja optimale e ekonomisë së një vendi, ka shumë pak baza të forta.   

Burimi: Wall Street Journal

Më Shumë