Futboll

Dikur stërvitej me Manchester United, Kastrioti zyrtarizon mesfushorin brazilian

Klubi i Kastriotit, që këtë sezon do të militojë në Kategorinë Superiore, vazhdon përforcimin me lojtarë cilësorë. Skuadra krutane ka prezantuar një nga afrimet e reja, një futbollist brazilian i cili në të kaluarën ka luajtur me emra të rëndësishëm të futbollit europian.

Agnaldo Moraes është lojtari me i ri i Kastriotit. Mesfushori nga Brazili ka firmosur me klubin dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Moraes ka luajtur me disa ekipe të njohura si Molde në Norvegj, Rops në Finlandë, por edhe në Brazil me Vila Novo dhe Desportivon.

Moraes është cilësuar për shumë vite si një nga talentet më premtues në futbollin Brazilian. Rreth një dekadë më parë, mesfushori ishte vetëm një djalosh nga akademia e Flamengo, kur u zbulua nga Manchester United, në moshën 15 vjeçare. Ai luajti disa ndeshje miqësore me klubin e njohur anglez në vitin 2013. Duke mos pasur shtetësi evropiane, ai nuk e realizoi ëndrrën e tij për të qëndruar në Angli. Agnaldo u huazua nga Desportivo Brasil te Molde në 2012, që drejtohej nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili e njihte atë nga periudha me Djajtë e Kuq. Pasi Solskjaer emërua trajner i Cardiff, braziliani nuk kishte më hapësira në ekip. Nuk arriti të bëhej një pikë fikse në skuadrën e parë dhe u huazua shpesh në skuadra të tjera gjatë këtyre viteve që ishte nën kontratë me norvegjezët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë