Lajme

Digjet makina që e përdor kryetari i bashkisë së Vlorës

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është djegur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Vendi ku ishte parkuar automjeti

Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi. Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip ‘Ford’ është në pronësi të shtetasit me inicialet B.A.Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë