Ka ndodhur

Digjet makina e zyrtarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës

Automjeti i kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini, është djegur gjatë natës.

Bëhet fjalë për një makinë tip fuoristradë “Ford”, për të cilin, Drini thotë se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas e ka parë atë në flakë.

Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ku edhe kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Ky i fundit ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Mes pistave të hetimit, është edhe ajo e konflikteve për shkak të fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë