Është djegur gjatë natës, në qytetin e Krujës, një makinë tip “BMW”.
Mësohet se makina është në pronësi të sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha, Igli Kani.
Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit, në afërsi të banesës së sekretarit të gjyqtares.
Policia thotë se rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, makina është konstatuar në flakë dhe është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë, duke shuar flakët.
Mësohet se makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka. Zjarri është konstatuar nga nëna e Igli Kanit.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua dhe u pezullua nga detyra, pasi nga hetimet disamujore të SPAK rezultoi se ajo ndikonte në lirimin e personazheve të njohur të botës së krimit.
Bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha në pranga ranë edhe kryesekretarja Emanuela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku dhe mjek, të cilët kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale për lirimin e të dënuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.