Një makinë është djegur gjatë orëve të para të natës në lagjen Nr. 11 në qytetin e Durrësit. Zjarri ka prishur qetësinë e banorëve dhe ka shkaktuar momente paniku.
Automjeti ishte në pronësi të shtetases 42-vjeçare, Valbona Kurti.
Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë dhe forca zjarrfikëse, ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.