Lajme

Digjet banesa në Shkodër, vdes e moshuara

Një grua ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në rrugicën e njohur si e Koplikëve në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se viktima është Laje Bejtja, 85 vjeç, e cila mësohet se është asfiksuar nga tymi për shkak të zjarrit që përfshiu shtëpinë e saj dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia bën me dije se megjithëse është tentuar t’i jepet ndihma e parë, ka qenë e pamundur, pasi flakët kanë shkrumbuar banesën.
Gruaja e moshuar është dërguar në morgun e spitalit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë