Lajme

Digjen tri automjete në Tiranë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Tri automjete janë përfshirë nga flakët në kryeqytet. Policia ka bërë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Haredin Shtino”, ku është përfshirë nga flakët mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. N.
Po ashtu kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të shtetasit G. N, dyshohet i qëllimshëm.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë