Lajme

Digjen dy makina në Tiranë, njëra ishte e gjyqtares Ariana Liço

Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, janë djegur dy automjete, njëra prej të cilave është në pronësi të Loren Liço me profesion avokat.
Mësohet se makinën e Liços e kishte në përdorim nëna e tij, Ariana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Mjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë