Lajme

Digjen 2 makina në Elbasan, identifikohet autori

Dy automjete janë djegur gjatë mesnatës pranë Drejtorisë së Policisë në qytetin e Elbasanit.
Paraprakisht mësohet se një automjet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht.
Automjeti tip ‘Volksvagen’ që ishte në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht, ndërsa është djegur pjesërisht automjeti tip ‘Skoda’, në pronësi të Bledar Hoxhës.
Autori është një 38-vjeçar me emrin Mario Toçi, i cili rezulton të jetë person me precedent penal. Të dy automjetet ishin të parkuara pranë njëri-tjetrit para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë, por Policia e Elbasanit nuk jep detaje të mëtejshme për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë