Keshilla

Dietat që ju duhen për një muaj

Ka kaq shumë dieta, por jo të gjitha janë efektive. Disa prej tyre janë edhe të dëmshme për shëndetin tonë. Për të gjetur një metodë efektive dhe të shëndetshme që do t'ju tregojë rezultatet në 1 muaj, ju rekomandojmë që të lexoni këtë artikull.

Një dietë ciklike
Dieta ciklike nuk ka asgjë të përbashkët me dietat e tjera që kërkojnë që papritur të ndalojmë konsumimin e kalorive të mjaftueshme për një periudhë të gjatë kohore. Përkundrazi, njerëzit që kanë shpikur këtë dietë pohojnë se metoda të tilla e tronditin trupin tonë, duke e bërë atë të kursejë energji dhe të ngadalësojë metabolizmin tonë.

Karakteristikat kryesore
Formati standard për një dietë ciklike është që në 5-6 ditë të hahen më pak karbohidrate dhe 1 deri në 2, të hahen më shumë karbohidrate. Shkencëtarët australianë mendojnë se dietat e gjata, kufizuese çojnë në termogjenezë adaptive. Kjo do të thotë se trupi ngadalëson të gjitha proceset për të mbijetuar derisa vdes. Një dietë ciklike ju lejon të shmangni procesin e termogjenezës dhe trupi juaj vazhdon të djegë në mënyrë aktive kalori. Ju gjithashtu mund ta provoni këtë opsion: nga e hëna deri të mërkurën mbani një dietë të rreptë me një sasi të ulët të kalorive 30-40%; dhe nga e enjtja deri të shtunën mbani një dietë "relaksuese" ku sasia e kalorive rritet me të njëjtën përqindje. E diela është dita e tranzicionit.

Dieta Perricone
Dr. Nicholas Perricone është një nutritionist amerikan dhe dermatolog. Dieta e tij mund t'ju ndihmojë të përshtateni dhe të përmirësoni lëkurën tuaj në sajë të yndyrave të peshkut që ngadalësojnë plakjen.

Karakteristikat kryesore
Juve ju lejohet të hani sasi të mëdha të mishit, të peshkut, proteinave, frutave dhe perimeve gjatë kësaj diete. Ju duhet të përjashtoni produkte si salcat, ëmbëlsirat, alkooli dhe pasta. Është e rëndësishme të konsumoni produktet e lejuara në një mënyrë të caktuar. Së pari, hani ushqime që përmbajnë proteina, pastaj hani fibra, dhe pastaj fruta. Ky rend ndihmon në ngadalësimin e procesit të thithjes së sheqerit, i cili kontribuon në depozitimin e yndyrës. Ju mund ta provoni këtë metodë për 3 ditë dhe nëse ju pëlqen, ju mund ta zgjasin atë për një muaj.

Dieta paleolitike
Kjo dietë quhet dieta Paleo ose dieta e Periudhës së Gurit. Ajo kërkon konsumimin e ushqimeve që supozoheshin të ishin në dispozicion ose që janë konsumuar nga njerëzit gjatë epokës paleolitike. Nëse ju kujtohet mësimi në shkollë, ata gjuanin dhe mblidhnin manaferrat dhe bimët.

Karakteristikat kryesore
Nëse e ndiqni këtë dietë, duhet të përqendroheni në mish, perime, fruta, arra, mjaltë, manaferra, kërpudha dhe peshq të papërpunuar. Ju duhet të shmangni ushqimet e përpunuara si produkte të qumështit, sheqer, kripë, bishtajore, ëmbëlsira, etj. Sipas Cordian, këto produkte shkaktojnë probleme shëndetësore pasi ato bien ndesh me strukturën gjenetike të qenieve njerëzore. Ekziston një studim që provon se dieta paleolitike me të vërtetë ndihmon me humbjen e peshës.

Efektet anësore të mundshme
Nëse ndaloni produktet e qumështit, drithërat dhe bishtajoret, kjo mund të rezultojë në mungesë të kalciumit, hekurit dhe magnezit. Një sasi e madhe mishi dhe yndyrna të ngopura mund të shkaktojnë probleme të sistemit kardiovaskular. Dieta është mjaft e diskutueshme, prandaj rekomandohet që të ndiqni vetëm një dietë afatshkurtër paleolitike.

Dieta e Tim Ferriss
Autori pohon se kjo dietë mund t'ju ndihmojë të humbni deri në 10 kilogram në 1 muaj. Këto nuk janë thjesht premtime të zbrazëta: Tim përdorte metodën e tij për t'u përshtatur. Programi përbëhet nga 4 rregulla të thjeshta.

Karakteristikat kryesore
Rekomandimet e Ferriss: Së pari, shmangni karohidratet si bukë, oriz, patate dhe produkte të skuqura. Së dyti, hani të njëjtat ushqime. Ekzistojnë 3 grupe: proteina, bishtajore dhe perime. Për mëngjes hani vezë dhe perime, për drekë, hani mish viçi të pjekur me bishtajore dhe spinaq dhe për darkë hani fasule, ose gjoks pule.
Së treti, mos pini alkool, pije energjike, çaj të ëmbël ose kafe. Së katërti, një ditë në javë mund të hani ushqime të preferuara si fast-food, ëmbëlsirat dhe kështu me radhë, pra mund të bëni përjashtime. Kjo ju ndihmon të mashtroni trupin tuaj në mënyrë që të mos ngadalësoni metabolizmin dhe të vazhdoni të digjni yndyrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë