Keshilla

Dieta mesdhetare parandalon depresionin

Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit, sugjeron një hulumtim i ri.

Por një ekspert i mjekësisë metabolike thotë se duhet të ekzistojnë prova më rigoroze, për të konfirmuar dëshminë e lidhjes potenciale. Zbulimi nga "Psikiatria Molekulare" vjen nga një rishikim i 41 studimeve të botuara brenda tetë viteve të fundit.

Një dietë me bazë bimore, fruta, perime, karbohidrate, peshk, arra dhe vaj ulliri, por jo shumë mish dhe qumësht, duket se ndikon pozitivisht në parandalimin e depresionit.

Ekspertët thonë se duhet të testohet teoria për të parë nëse depresioni mund të trajtohet me dietë.

Pse dietat mesdhetare janë kaq të shëndetshme?

Dr Camille Lasalle, që bëri analizën së bashku me kolegët e University College London, tha se provat deri më tani kanë vënë në dukje se ushqimet që hamë mund të bëjnë një ndryshim në uljen e rrezikut të depresionit, edhe pse nuk ka ende një provë të fortë klinike.

Depresioni shkakton humbje oreksi, dhe dikush që është në depresion nuk mund të kujdeset aq mirë për vetën. Ndërsa njerëzit e lumtur kanë më shumë gjasa të udhëheqin një mënyrë jetese më të shëndetshme .

Gjithashtu është shumë e rëndësishme eliminimi i ushqimeve me shumë sheqer dhe ushqimeve të përpunuara , pasi këto ushqime rrisin rrezikun e depresionit.

Naveed Sattar, profesor i mjekësisë metabolike në Universitetin e Glasgou thotë se:

" Ushqimi i shëndetshëm është i mirë për shumë arsye, ne kemi nevojë për më shumë prova përpara se të themi se dietat me bimë të pasura mund të përmirësojnë shëndetin mendor".

"Mënyra e vetme për të vërtetuar nëse lidhjet janë të vërteta është të zhvillohen gjykime të mëdha të rastësishme në njerëzit në rrezik depresioni. Proceset e tilla do të kërkonin përpjekje të konsiderueshme por do të dukeshin të vlefshme për t'u kryer".

Është e pranuar gjerësisht se ka një lidhje të fortë mes asaj që hamë dhe si ndihemi. Nivelet e sheqerit në gjak prekin disponimin dhe energjinë tonë.

"Nëse jeni duke përjetuar depresion ose ankth, mund të jetë e vështirë të përqendroheni në shëndetin tuaj. Nëse është kështu, mund të përfitoni nga forma të tjera të trajtimit siç janë medikamentet ose terapitë e bisedimeve", shton  Naveed Sattar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë