Keshilla

Dieta e rrushit, zgjedhja ideale

Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksidante. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut.

Rrushi është i mirë, por gjithashtu dietik, ai përmban shumë ujë dhe është një ushqim detoksifikues. Këto karakteristika e bëjnë atë të përsosur për të luftuar mbajtjen e ujit, uljen e barkut dhe për t’u dobësuar.

Konsumimi i tij gjatë ndryshimit të sezonit shmang problemet në lëkurë dhe në flokë, të cilët bëhen më të brishtë për shkak të stresit. Kaliumi dhe natriumi që përmban rrushi na bënë më të bukur. Dieta e rrushit ju lejon të humbni deri në 2 kg në një javë.

Ja se si funksionon kjo dietë

Në fundjavë, hani rreth 1 kg rrush në ditë, shpërndajeni marrjen e tij në 6 mesvakte. Mëngjes, drekë dhe darkë përdoren kryesisht për qumështin dhe djathin e centrifuguar, soje, për pije, perime, kos dhe çaj.

Nga e hëna deri të premten menyja ndryshon dhe bëhet 1300 kalori. Në drekë hamë makarona ose oriz, me perime. Në darkë, proteinat me bazë mishin. Çdo vakt duhet të përfundojë me rrush, shuma e të cilave duhet të rritet, deri në një kilogram në fundjavë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë