Futboll

Dibala është një rebus te Juventusi, Çelsi ka gati një mega ofertë

Që nga ndeshja me Lionin në Ligën e Kampionëve, ku u dëmtua, Paulo Dibala ka luajtur vetëm copa ndeshjesh dhe jo pak herë është nervozuar me stafin teknik. Tani duket se ka ardhur momenti i tij, ndaj Veronës do të jetë titullar, ndërkohë që një çështje e nxehtë te Juventusi është rinovimi i kontratës me argjentinasin.

Dibala ka firmosur me klubin torinez deri në vitin 2022, por nuk ka asnjë plan takimi mes agjentit të lojtarit dhe përfaqësuesve të Juventusit prej gati një muaji. Argjentinasi ka një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon dhe synimi i bardhezinjve është që të rinovojnë për dy vjet, me opsionin e shtyrjes edhe për një vit të tretë, por me një shifër më të ulët që do të amortizohej nga bonuset. Këtu është e gjithë çështja.

Dibala feston një gol. Gazeta Si, 24 tetor 2020

Duhet shtuar edhe një fakt: edhe pse klubi e konsideron argjentinasin një pikë kyçe për votet e ardhshme, do ta marrë në konsideratë seriozisht edhe shitjen e sulmuesit, nëse vjen një ofertë e parezistueshme.

Nga Spanja vijnë lajme se orët e fundit Çelsi ka përgatitur një ofertë të çmendur për Dibalën. Klubi londinez është gati të shpenzojë nga 80 deri në 100 milionë euro për ta bindur Juventusin të shesë numrin e tij 10. Në anën tjetër, Çelsi do t’i afronte Dibalës një pagë prej 10 milionë eurosh në vit. Nëse këto lajme rezultojnë të vërteta, po ashtu edhe shiufrat, me shumë mundësi e ardhmja e Paulo Diabalas është në Premier Ligë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë