Futboll

Narkotrafikantët kërcënojnë me vdekje Di Marian: Mos u kthe në Argjentinë

Gazeta Si - Policia argjentinase po heton në lidhje me kërcënimet ndaj futbollistit Angel Di Maria, me shumë mundësi nga narkotrafikantët vendës.

Policia e provincës së Santa Fe, që muajt e fundit është përballur me dhunën nga trafiku i drogës, ka hapur një hetim, pasi një makinë hodhi një karton të zi përpara shtëpisë në Rosario, ku lojtari i Benfikës qëndron kur shkon në Argjentinë.

Në kartonin që u drejtohej prindërve të Di Marias, shkruhej: "Thuajini djalit tuaj të mos kthehet më në Rosario, sepse do të vrasim një pjësatar të familjes së tij. As Maksimiliano Pularo (guvernatori lokal) nuk do ta shpëtojë. Ne nuk hedhim copa letre, ne hedhim plumba dhe vdekje".

Mesazhi kërcënues i referohet një rikthimi të mundshëm të Di Marias në qytetin e tij për të luajtur me Rosario Central. Nuk është hera e parë që keqbërësit argjentinas kanë në shënjestër lojtarët. Vitin e kaluar ishte radha e Lionel Mesit, teksa një filial i rrjetit të supermarketeve ‘Nico’, që i përket familjes së gruas së tij, Antonela Rokuco, u sulmua me armë zjarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë