Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, duke vjedhur një shumë parash.
Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit:
H. Q., 21 vjeç, banues në Manzë, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. R., 26 vjeç, banues në Jubë, Durrës.
Sipas policisë këtë të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur rreth 50.000 lekë dhe një fugon tip “Benz” që ishte në pronësi të subjektit.
Mjeti është gjetur i braktisur në fshatin Perlat dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.