Ka ndodhur

Dhunonte nënën, pas konfliktit vëllai plagos me thikë vëllain

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë nga i vëllai, pasi ky i fundit dhunonte nënën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur  rreth orës 07:55 të mërkurën, ku në spitalin e qytetit Krumë, ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S.H., rreth 27 vjeç.

Fillimisht ai ka thënë se është vetëplagosur në banesën e tij. Por pas hetimeve, ka rezultuar se ai ishte plagosur me mjet prerës, thikë nga vëllai i tij, R.H., pasi ky i fundit dhunonte të ëmën.

Policia thotë se ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes, R.H. Ndërkohë që ky i fundit, shoqërohej me shtetasin G.B., të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), që dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë