Lajme

Dhunonte babain, në pranga 34-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj të atit.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi A. R, 34 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë.
Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit, E. R, 59 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë