Ka ndodhur

Dhunojnë dhe mbajnë peng të riun për një borxh të pashlyer

Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar duke e mbajtur peng për 30-minuta.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Shtrëngimi”, në pranga janë vënë S.K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë të cilët pretendonin se 27-vjeçari i kishte borxh një sasi lekësh njërit prej tyre.

Ndaj dy të arrestuarve, rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë