Rend dhe Ligj

Dhunoi punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së për motive të dobëta.

Policia thotë se është vënë në pranga i riu S. Sh., i cili në lagjen “1 Maji” të Vlorës ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë punonjësin, gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi R. N., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë