Ka ndodhur

Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, lihet në burg nipi

Lihet në burg 36-vjeçari Saimir Meçani, i cili disa ditë më parë dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij 89-vjeçare.

Meçani ka thënë para gjykatës se nuk e ka përdhunuar gjyshen. Sipas tij është sajesë.

“E kam dhunuar gjyshen, por se kam përdhunuar dhe kjo është sajesë”, ka thënë ai para Gjykatës, ndërsa ka liruar lirinë.

Ndërsa, kërkesa e tij është refuzuar dhe ai do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve për akuzat e dhunës për shkak të marrëdhënies familjare dhe përdhunimit të personave të pazotë për t’u mbrojtur.

Meçani u prangos dy ditë më parë nga policia e Divjakës, e cila ndaj tij ngriti akuza për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Grabian të Divjakës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë