Kadri Voga, babai i Mondi Vogës i shpallur në kërkim nga policia si autor i dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia ngre akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj. Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga një prokuror kriminel.
“Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit u kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë, por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person. Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime antiligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre”, është shprehur babai i autorit të dyshuar.
Ai kërkon nga organet të zbardhin ngjarjen ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi. Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”, ka deklaruar Kadri Voga./BalkanWeb/.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.