Policia ka vënë në pranga personin që goditi me sende të forta shitësen në qytetin e Elbasanit.
Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar Alert Carroshi, 44 vjeç, banues në Elbasan.
Ai është konfliktuar në një dyqan ushqimor në lagjen “5 Maji” me shitësen dhe më pas e ka goditur atë me mjete të forta (çekiç) dhe është larguar.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.