Ka ndodhur

Dhunohet me grushte jashtë lokalit, 26-vjeçari përfundon në spital

Një i ri ka përfunduar në spital pas një sherri në Elbasan.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 22:00, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Policia thotë se në ambientet e jashtme të një lokali në rrethana ende të paqarta është goditur me grushte shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë