Lajme

Dhunohet gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviç

Gazetari serb Stefan Cvetkoviqi, i cili po heton vrasjen e Oliver Ivanoviçit është dhunuar brutalisht në Beograd.

Në njërin nga postimet e tij në “Facebook”, ai ka thënë se gjendet i sigurt jashtë Serbisë, pa e bërë të ditur se si ka ikur, ndërsa ka publikuar fotot me plagë.

Ai i ka thënë agjencisë “Beta” se ishte ulur në një lokal me miqtë e tij kur një person i panjohur i është afruar dhe e ka qëlluar.

Gjithashtu ka deklaruar se ka provuar të ikë nga vendi i ngjarjes, por sulmuesi e ka ndjekur dhe ka tentuar ta shtypë me makinë.

Para më shumë së 10 ditësh Cvetkoviç u rrëmbye nga persona ende të panjohur në vendlindjen e tij në Bellacërkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë