Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lazarat. Mësohet se një grua biznesmene është dhunuar nga një i dënuar më parë për trafik droge.
Dhunuesi është shtetasi me inicialet A. B, 35 vjeç i dënuar për trafik droge, i cili ka dhunuar shtetasen Lavdije Buzheri pas një konflikti të ndodhur në një prej magazinave në lagjen Kordhocë.
Debati mes tyre ka nisur në ambientet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit 35-vjeçar për të hyrë në ambientet e veta.
Gruaja është transportuar në spital dhe mësohet se ka dëmtime në kokë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur, policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat por më pas është lënë i lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.