Presidenti Ilir Meta ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj një anëtareje të komunitetit të LGBTI në Shqipëri, Anxhela H. Kjo e fundit u sulmua nga persona ende të paidentifikuar.
Meta shprehet se dhuna ndaj anëtares së komunitetit LGBT në Shqipëri është e dënueshme dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.
“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve”, shkruan Meta në Twitter.
Lajmi për dhunimin e Anxhelës u bë publik nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, i cili ka dënuar sulmin dhe i ka bërë thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.