Lajme

Dhunë në familje, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar së fundi në Kukës, ku një 31-vjeçar është arrestuar për shkak se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Ramadan Axhami, 31 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 21.06.2018, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.A., 29 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë