Ka ndodhur

Dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe kalim emigrantësh në kufi, prangosen dy të rinj në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe një 25-vjeçar të akuzuar për dhunë në familje.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas policisë, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 14 shtator të këtij viti ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm.

Ndërkohë, është vënë në pranga shtetasi T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë