Lajme

Dhuna në protestë, Meta i apelon për qetësi të gjitha palëve

Në kohën kur protesta e opozitës është bërë e dhunshme në disa pika në Tiranë dhe policia ka filluar të përdorë gazin lotsjellës, ka ardhur reagimi nga presidenca. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediet, presidenti Ilir Meta ka bërë apel për qetësi nga të gjitha palët. Kreu i shtetit Meta kërkon nga protestuesit që të protestojnë me qetësi dhe të gjitha duhet të mos bien pre e provokimeve.

“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve.”- thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediet nga Presidenca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë