Trend

Dhjetë sozitë e yjeve që çuditën të gjithë

Mijëra njerëz nga e gjithë bota duan të duken si idhujt e tyre. Ata i nënshtrohen kirurgjisë plastike, aplikojnë të njëjtën stil dhe make-up, por ka disa njerëz me fat që duken si të famshmit dhe që në fakt nuk kanë bërë asgjë për të ngjarë më ta, thjeshtë është dhuratë që nga lindja. Ndërsa disa të tjerë përpiqen të fitojnë para duke përdorur ngjashmëritë e tyre me të famshmit. Në këtë artikull do të shihni sozitë e personazheve të famshme.

Ryan Gosling - Danila Yakushev
Tifozët e aktorit rus Danila Yakushev e kanë krahasuar atë me Ryan Gosling shumë herë. Ata duken shumë të ngjashëm sidomos kur Danila vë syzet e tij dhe rritë mjekrën. Tani, ai ka shumë role në filma dhe teatër, dhe gjithashtu ka edhe blogun e tij.


Katy Perry - Francesca Brown
Britanikja Francesca Broën është pikasur per ngjashmërinëme Katy Perry që nga viti 2010. Francesca është aktore. Ajo është gjithashtu dublantja zyrtare e Katy Perry dhe fiton para duke luajtur rolin e këngëtares.


Miley Cyrus - Mardee Shackleford
Një kameriere nga Kalifornia e quajtur Mardee Shackleford nuk dinte për ngjashmërinë me Miley Cyrus derisa ajo u takua me babanë e këngëtares, Billy Ray Cyrus. Ai ishte aq i habitur se sa e ngjashme dukej ajo me vajzën e tij aq sa ai vendosi të marrë fotografi me të. Që atëherë, Mardee ka pasur mijëra ndjekës llogarinë e saj në Instagram.


Rihanna - Andele Lara
Andela Lara, nga Boston, ngjason tepër me Rihannën. Ajo tha se ajo nuk ka pasur asnjë operacion plastik dhe se kjo është pamja e saj natyrale. Andela nuk do të ndërtojë një karrierë të bazuar në këtë. Ajo është një modele.


Vladimir Putin - Dmitry Graçev

Komediani Dmitri Graçev ka qenë duke portretizuar Vladimir Putin për disa vitesh. Shpësh herë i afrohen atij dhe duan të diskutojnë mbi politikën. Jo shumë kohë më parë, Dmitri luajti edhe rolin e presidentit rus në një film.

Selena Gomez - Sofia Solares
Sofia Solares ka 800,000 ndjekës në llogarinë e saj Instagram për shkak të ngjashmërisë që ajo ka me kënëgtaen amerikane Selena Gomez: buzët e plota, fytyra e bukur, sytë e errët. Të dyja vajzat duken thuajse identike.

Kim Kardashian - Sonia Ali
Sonia jeton në Dubai dhe punon si make up artiste. Ajo thotë se kurrë nuk ka bërë asnjë operacion plastik dhe nuk dëshiron të duket si Kim. Sonia shpesh krahasohet me Kim, por ajo preferon të mos e dëgjoj atë. Shumë njerëz thonë se ajo nuk është e snqertë dhe se ajo me qëllim e kopjon stilin e Kim. Sonia ka një motër me emrin Fyza dhe ata drejtojnë një blog bukurie së bashku.


Kylie Jenner - Fyza Ali
Pra, nëse Sonia duket si Kim Kardashian, motra e saj Fyza duket si Kylie Jenner. Besohet se ajo ka bërë shumë operacione plastike.

Gigi Hadid - Iza IJzerman
Ashtu si Gigi Hadid, Iza është një model dhe ajo ka një kontratë me një agjenci në Londër. Por Iza është një model plus-size. Ajo thotë se nuk vëren ndonjë ngjashmëri me Gigi dhe mendon se ajo duket më shumë si motra e saj e vogël Bella.

Adele - Ellinor Hellborg
Ellinor Hellborg nga Suedia ngjason shumë me Adele. Nga disa foto, është me të vërtetë e vështirë të thuash kush është kush. Pavarësisht ngjashmërisë së habitshme, ajo pohon se ajo nuk dëshiron të kopjojë jetën e dikujt ose të jetë si dikush tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë