Vende dhe Udhetime

Dhjetë mrekullitë e Europës që nuk i keni hasur më parë

A ka mënyrë për të eksploruar Europën se sa duke udhëtuar dhe duke zbuluar çdo vend për të cilët nuk flitet shpesh? Përtej vendeve më të kërkuara si Londra, Roma, Parisi ka edhe shumë vende të tjera në Europë që do magjepseni nëse i vizitoni.


Burano, Itali,- Nëse keni nevojë për t’u larguar nga monotonia juaj e përditshme atëherë drejtohuni në këtë vend të fshehtë. Bukuria që ofron ky vend i Italisë do t’ju magjepsë. Nga Pallatet shumë ngjyrëshe, deri tek kanalet më ujë të gjelbër, janë vetëm disa nga arsyet pse ju duhet ta vizitoni.

Kravice, Bosnje dhe Hercegovinë-Ka aq shumë për të bërë në këtë pjesë mahnitëse të globit. I njohur si mini-Niagara me pamje mahnitëse, nga kaskadat e larta prej 25m, duhet të jenë në krye të listës suaj kur vizitoni Bosnjën dhe Hercegovinën. Nëse shkoni në verë, ju mund të notoni në pishinat përreth.

Dinant, Belgjikë-Shumë pak njerëz kanë dëgjuar për Dinantin. I bukur për t’u vizituar në çdo kohë të vitit. I njohur për natyrën dhe historinë e tij mjaft të veçantë. Ky vend duhet të jetë një ndër arsyet kryesore pse duhet ta listoni Belgjikën në krye të destinacioneve tuaja.

Isle of Skye, Skoci- Skye është thjesht mahnitëse dhe është një nga vendet e pakta në Mbretërinë e Bashkuar që ka mbetur e paprekur nga njerëzit. Pjesa më e madhe që shkojnë në Old Man Storr, do të shohin një gur gjigant që qëndron mbi hapësirën e madhe të ishullit.

Kylemore Abbey, Irlandë- Nëse doni të vizitoni një vend luksoz, atëherë Kylemore Abbey është destinacioni i duhur. Natyra dhe historia e këtij vendi janë unik.

Civita di Bagnoregio, Itali- Eshtë një qytet mesjetar simpatik, pothuajse i paprekur. Në ketë vend jetojnë rreth 300 veta dhe është njohur si 'Qyteti i Vdekur'. Megjithë pseudonimin e zymtë, mijëra turistë zbresin në pallatin e kodrës çdo vit.

Bohinj, Slloveni- Unik, i bukur dhe simpatik në çdo mënyrë të imagjinueshme, Bohinj është një rajon i mrekullueshëm misterioz dhe i çuditshëm i Sllovenisë. E vendosur në zemër të Alpeve Julian, ky vend të lë pa frymë. Bohinj përfshin luginën e gjelbëruar Nomenj, luginat Pokljuka dhe Jelovica dhe luginat e Epërme dhe të Ulët Bohinj. Është gjithashtu shtëpia e liqenit më të madh në Slloveni - Liqeni Bohinj.

Piran, Slloveni- Eshtë një nga pak qytetet evropiane që ka arritur të ruajë tërësisht hijeshinë e saj magjepsëse. Histori dhe kulturë të pasur dhe vendas shumë miqësorë.

Alberobello, Itali- Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Alberobello është i njohur shumë për shtëpitë e tij karakteristike me trungje. Emri i qytetit rrjedh nga fjala greke për kupolën (τρούλος, në italisht, kupolë). Ato janë bërë nga guri gëlqeror që rrjedh nga pllaja e zonës Murge të Pulias.

Ohër, Maqedoni- Liqeni i Ohrit është gur i çmuar për Maqedoninë e Veriut. Veç liqenit, vizitoni amfiteatrat e lashtë romakë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë