Politike

‘Dezinformimi’, PS propozon kryetar Erion Braçen, dorëzon edhe emrat e anëtarëve

Partia Socialiste ka propozuar emrat për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin.

Kryetar i këtij komisioni propozohet të jetë  Erion Braçe. Emrat e tjerë për anëtarë janë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Më 11 prill, në Kuvend u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër, ngritja e komisionit për dezinformimin.

Një pjesë e madhe e opozitës nuk mori pjesë në votim.

Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë