Futboll

Dezertime, frikë dhe tamponë, Derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim 1-1 (VIDEO)

Përfundon në barazim 1-1 derbi i frikës mes Partizanit dhe Tiranës, duke u shndërruar në një dramë për Partizanin që udhëhoqi për pjesën më të madhe të kohës deri në minutat shtesë. Derbi i nisi me një atmosferë të çuditshme, jo vetëm për shkak të mungesës së tifozëve apo lojtarëve që kanë rezultuar pozitiv, por me ''dezertimin' e teknikut Adolfo Sormani, ndërkohë që ekipi u drejtua nga zv/trajneri Renaldo Kalari.

Pjesa e parë pati vetëm dyluftime të ashpra në fushën e blertë, por mungoi goli. E dyta nisi me ritëm tjetër dhe me më shumë raste drejt portave kundërshtare. Melo ishte autori i golit që i dha avantazhin Partizanit në pjesën e dytë. Por Tirana nuk u dorëzua deri në fund, me raste të herëpashershme me goditje dënimi apo këndi, ku në disa momente rrezikuan portën e Hoxhës, por portieri i të kuqve ishte në lartësinë e duhur. Kur kishin mbetur edhe pak minuta kohë, të kuqtë tërhiqen në zonën e tyre dhe Tirana e shfrytëzon mjaft mirë. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt këtij rezultati, në minutën 90+2, talenti Ernest Muçi barazoi shifrat.

Barazimi për të kuqtë nuk vlen edhe aq shumë, ndërkohë për Tiranën, për mënyrën se si erdhi, mund të konsiderohet edhe si fitore.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Solomon (Cara 56’), BroWn (Llanaj 85’), Bardhi. Trajner: Renaldo Kalari

TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Muça (Ismajgeci 86’), Hoxhallari, Batha, Çelhaka (Sidibe 86’), Cobbinah, Cale, Torassa (Mucci 86’), Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

GJYQTARË: Eldorian Hamiti, Ridiger Cokaj, Nertil Bregasi, Doriando Myftari; Gjyqtarë linje: Kreshnik Barjamaj; Klajdi Kola

Kartonë të verdhë: Broja 64’, Telushi 71’ / Ccelhaka 20’, Batha 67’, Torassa 71’

https://streamable.com/8hgo8k

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë