Lajme

Devoll, protesta “Rama ik” me mollë

Protestat e qytetarëve dhe të simpatizantëve të opozitës janë ndalur sot pasdite në Devoll. Protagonistë kanë qenë fermerët e kësaj zone, të cilët janë revoltuar pasi ata ankohen se prodhimet e tyre nuk shiten dhe mbeten stok.

Mungesa e tregut i ka bërë këta fermerë të shpërthejnë në akuza për qeverinë, duke hedhur në rrugë produktet bujqësore.

Gjaatë protestës, ata kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Korçë-Bilisht e Korçë-Kapshticë, ndërsa kanë paralajmëruar protestë pa afat.

Fermerët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, madje me mollët e tyre të famshme për vlerat ushqyese kanë shkruar në rrugë një mesazh për shefin e qeverisë: “Rama ik”!.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë