Treg

Deutsche Bank në ristrukturim të thellë, priten shkurtime të mëdha

Deutsche Bank po përgatit një riorganizim të thellë të aktiviteteve të saj tregtare që përfshin edhe krijimin e një “bad bank” në të cilën do të mblidhen 50 miliardë euro asete, të barabarta me 14% të buxhetit të institutit.

Lajmi është bërë i ditur nga “Financial Times” sipas burimeve të së cilës zyrtarisht do të deklarohet në fund të korrikut me prezantimin e raportit tremujor. Riorganizmi parashikon një ridimensionim të fortë ose mbylljen e aktivitetit të tregtisë jashtë Europës kontinentale.

“Bad bank”, e njohur brenda institutit si divizioni “non-core asset” (aktive jo thelbësore), do të përfshijë asetet jo strategjike e do të jetë e ndryshme nga “bad bank” e saj e mëparshme që kishte asete në humbje të thellë dhe toksikë. Një fokus i ri në transaksionin bankar dhe menaxhimin e pasurisë private nga ana e institutit të kreditit, “Bad bank”, do të përbëhet kryesisht nga incentivat afatgjatë.

Në veprimet e riprogramimit, ceo i Deutsche Bank Christian Sewing po kërkon të kundërshtojë tendencën e përmbysur të kurseve të aksioneve që ka lënë instituti i kreditit me raportin çmim-vlerë kontabël më i ulti mes 37 finanuesish të Bloomberg Europe 500 Bankave dhe Financial Services Index.

Pra plani parashikon që instituti “bad bank” ose vlera e aseteve të shitura nga kreditori gjerman prej 50 mld eurove të bëhet pas axhustimit të riskut.

Kapitali i Deutsche dhe normat e tregtimit të bizneseve jashtë Europës kontinentale do të jenë të tkurrura ose të mbyllura tërësisht si pjesë e ringritjes, megjithëse vendimi përfundimtar është në pritje, sipas katër burimeve të cilët janë në dijeni të planit. Menaxherët janë gjithashtu të vendosur për të zbuluar një fokus të ri në transaksion bankar dhe menaxhimin e pasurisë private.

Z. Sewing do të deklarojë ndryshimet në ditët e fundit të korrikut. Aksionet e Deutsche Bank u rritën me 3 për qind në tregtimin e hershëm në 6.22 euro kur u mësua lajmi i ndryshimit.
Një figurë e lartë e bankës është shprehur për ndryshimet se "shkurtimet duhet të jenë radikale,".

Personi shtoi: “Ne tanimë kemi kapitalin dhe liri likuiditeti për të bërë çfarë duhet bërë; ne nuk mund të vepronim të vendosur shumë më herët sepse kishim nevojë të ndërtonim barrierat.”

Kreditori citoi në një deklaratë: “Deutsche Bank po punon në lidhje me masat për të përshpejtuar transformimin e saj në mënyrë që të përmirësojë rentabilitetin e saj të qëndrueshëm. Ne do të rifreskojmë të gjitha marrëveshjet me palët e interesit nëse dhe kur do të kërkohet. "

Banka gjermane e investimeve ka vlerësuar të ardhurat në vitet e fundit dhe ka rezultuar me humbje në dy tremujorët e fundit. Së bashku me një sërë gjobash për skandalet e sjelljes së keqe, ecuria e dobët e biznesit të saj kryesor ka ulur çmimin e aksioneve të bankës në nivelin më të ulët në historinë e saj 149-vjeçare. Besimi ra në prill kur marrëdhënia e gjatë me Commerzbank u shemb.

Tre persona që e njohin planin janë shprehur se çdo perceptim që Paul Achleitner, kreu i bankës i cili konsiderohej si një reformator gradual, do të ishte një pengesë për ristrukturimin e menduar nga z. Sewing.

Tani që mjetet monetare të bankës dhe letrat me vlerë kanë rënë në 260 miliardë euro, ajo nuk mbështetet më mbi këto asete për paratë cash dhe mund të përpiqet t'i zbusë ato ose t'i shesë ato në banka të tjera me kosto më të ulëta të financimit.

Banka synon të mbajë pjesën më të mirë të biznesit të tregtimit të obligacioneve, i cili renditet në pesë vendet më të mira në botë nga Koalicioni i monitorimit të industrisë dhe operacioni i saj i tregtimit të valuatve, ka zënë vendin e dytë në vrojtimin Euromoney FX vitin e kaluar.

JPMorgan vlerësoi vitin e kaluar se operacioni i Deutsche në SHBA ishte duke humbur 25 cent për çdo dollar dhe biznesi i saj global i aksioneve ka humbur rreth 600 milion euro në vit.
Një arsye pse banka ka pritur kaq shumë kohë për të bërë ndryshimet ishte frika e rënies së aksioneve dhe normave të fitimit të bizneseve në fund të ciklit.

Burimi: Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë