Lajme

Detaje të reja për viktimën e shkrumbuar që u gjet në Derven të Fushë Krujës

Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat vendase identitetin e viktimes, që u gjet më 5 maj i shkrumbuar brenda një automjeti të djegur në Derven të Fushë Krujës. Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë i përket shtetasit Xhafer Osmani nga Pestova e Vushtrrisë. Autoritetet policore deklaruan se më 4 maj, familjarët kanë denoncuar në polici si të zhdukur shtetasin Xhafer Osmani.

Sipas mediave në Kosovë, 57 vjecari Osmani ka hyrë më 29 prill në territorin shqiptar nga Pika Kufitare e Morinës me makinën me targa 02 960 SN, që u gjet e djegur më 5 maj në fshatin Derven, rreth 250 m larg rrugës kryesore pranë Fushë Krujës.

Mësohet se kamerat e sigurisë së një karburanti pranë vendngjarjes kanë fiksuar edhe një person të dytë përvec viktimës.

Ende nuk është e qartë nëse viktima është vrarë dhe më pas është djegur me makinën. Ndërkohë që vijojnë hetimet nga Policia e Durrësit, Prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

 

Më Shumë