Ka ndodhur

Dështon seanca e parë ndaj Adriatik Llallës

Dështon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Adriatik Llalla, në Gjykatën e Posaçme.

Avokati i ish-kryeprokurorit kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Sipas avokatit Sokol Hazizaj, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.

Në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Seanca e radhës u caktua më 3 shkurt ora 14:00.

Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.

Ndërkohë, 4 ditë më parë ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kundërshtoi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për rikthimin e sekuestrove të pasurive të tij. Llalla u drejtua me rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar vendimin e fundit të Apelit të GJKKO.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë