Kryefjala e fundjavës së shkuar dhe kësaj fillim jave ka qenë dalja në ankand e 66% të aksioneve të klubit të futbollit Tirana, të cilat janë nën pronësinë e presidentit aktual Refik Halili.
Një gjyq për çështje pronësie, pa lidhje me biznesin e futbollit, ka sjellë seksuestrimin e këtyre aksioneve që dolën në shitje në javën e shkuar me vleren prej rreth 1.6 milion eurove.
Afati i fundit ishte kjo e hënë ku palët që u paraqitën në ankand ishin vetëm, kreditore dhe debitorët duke e çuar në dështim këtë proçes. Përmbaruesi Baftjar Nelapas dështimit të fazës së parë sqaron: “Nuk pati ofertues, ishin të pranishme të dyja palët edhe kreditori edhe debitori, firmosën procesverbalin. Nuk arritën asnjë marrëveshje me njëri-tjetrin kjo edhe për arsye që pala kreditore nuk është e interesuar për marrëveshje.
Po çfarë ndodh tani sipas Kodit të procedurës Civile?
“Brenda 10 ditëve do të hapet një fazë e e dytë e ankandit me një vlerë rreth 30% më të ulët se vlera e parë. “
Nëse nuk ka një marrëveshje apo interesim në këtë ankand të dytë?
“Kodi e përcakton se edhe në këtë ankand të dytë nuk ka ofertues, aksionet do t’I propozohen në fillim kreditorit, nëse ai I refuzon, do të hiqet sekuestro dhe vazhdohet me pasuri të tjera.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.