Njerez

Dëshmitë që tregojnë magjinë e Woodstock

Ishte mesi i gushtit të vitit 1969, kur rreth gjysmë milioni njerëz, të shoqëruar nga një shi i rrëmbyeshëm, pushtuan tokën e një fermeri në Bethel, një qytet i vogël periferik në veri të Nju Jorkut, për të dëshmuar atë që u reklamua si "Panahiri i artit", kryesisht i muzikës. Organizatori i asaj që do të bëhej një nga fazat themelore në historinë e muzikës dhe kulturës, ishte Michael Lang. Në një kohë shumë të shkurtër ai arriti të bashkojë një kast të mrekullueshëm artistësh si : Richie Havens, Swami Satchidananda, Sweetwater, Country Joe McDonald, John Sebastian, The Incredible String Band, Bert Sommer, Tim Hardin, Ravi Shankar, Melanie Safka, Arlo Guthrie dhe Joan Baez , të cilët ishin protagoniste ditën e parë të festivalit. Më pas ditën e dytë, Quill, Keef Hartley Band, Santana, Canned Heat, Mountain, Janis Joplin & The Kozmic Blues Band, Sly & Stone Family, Grateful Dead, Creedence Clearwater Revival , The Who, Jefferson Airplane ndezën skenën, ndërsa ditën e tretë kënduan The Grease Band, Joe Cocker, Country Joe and the Fish, The Band, Blood, Sweat & Tears, Johnny Winter, Crosby, Stills, Nash & Young, Paul Butterfield Blues Band dhe Jimi Hendrix.
Pesëdhjetë vjet nga ajo që tashmë mbahet mënd si tre ditët e paqes dhe muzikës, tashmë një libër me fotografi nga Lang, përmban dëshmi të shumta të atyre që ishin të pranishëm dhe punuan prapa skenave, tregojnë ngjarjen muzikore që frymëzoi shumë artistë.
Këtu janë disa fragmente të shkëputura nga dëshmitë që janë treguar për Woodstock.

Fragment nga dëshmia e publikut
"Woodstock ishte ngjarja e parë muzikore që u promovua në shkallë vendi, falë reklamave në revista të ndryshme dhe emisione të ndryshme në radio. Njerëzit nga çdo vend i Shteteve të Bashkuara morën pjesë në "tre ditët e paqes dhe muzikës" dhe për të shfrytëzuar rastin për të parë së bashku komunitetin e antikulturës. Falë renditjes, me siguri u shitën mijëra bileta. Në mëngjesin e ditës së enjte, në 14 gusht, në prag të festivalit, njerëzit erdhën me shumicë dhe gjithsej kishte rreth 60.000 njerëz. Ne kishim planifikuar me kujdes gjithcka dhe menduam se do të kishte shumë njerëz dhe punësuam qindëra autobusë për të marrë pjesëmarrësit nga Port Authority në Nju Jork por, shteti i Nju Jork nuk ishte në gjendje të përballonte atë pjesëmarrje. U deshën tetë ose nëntë orë për të udhëtuar 160 kilometrat, që na ndanin nga qyteti".
Fragment nga historia e peligrinazhit
"Ylli i vërtetë i Woodstock ishte publiku. Festivali u ofroi të gjithëve të interesuarve një qasje të menjëhershme të antikulturës, mjaftonte të ishe atje. Pjesëmarrësit që për pjesën më të madhe ishin të vendoosur për t'i dhënë fund asaj që ne menduam se ishtë një luftë e padrejtë, kaluan tre ditë në natyrë, duke dëgjuar muzikë dhe ndjeheshin pjesë e një komuniteti dhe i'u afruan njerëzve të tjerë në kuptimin e gjerë, në emër të dashurisë dhe dhembshurisë. Në thelb ato ishin me të vërtetë tre ditë paqe dhe dashuri. Audienca ishte tepër heterogjene. Në Woodstock, në një kohë kur ndarja racore ende nuk tolerohej në disa zona të vendit, ngjyra e lëkurës nuk kishte rëndësi, sepse mbërritën njerëz të të gjitha grupeve etnike".

Dëshmia e organizatorit për artistët

"Djemtë e antikulturës nuk kishin shije muzikore të paracaktuara, kështu që vendosa menjëherë të luaja një grup heterogjen të artistëve dhe hartova një listë që përcaktonte këngëtarë të ndryshëm nga Jimi Hendrix e deri tek Johnny Cash. Hektor Morales nga grupi i William Morris më kishte ndihmuar të organizoja Festivalin e Popullit në Miami dhe më, shpjegoi se si të punësoja artistë. Ndihma e tij ishte e paçmueshme në çdo fazë të projektit. E kuptova shpejt që, për t’i dhënë rëndësi ngjarjes, para së gjithash duhet të siguroja praninë e muzikantëve të rëndësishëm, duke ofruar figura që ata nuk mund t’i refuzonin. Nëse një grup në përgjithësi merrte 7500 dollarë, për shembull, unë ofroja 10,000. Kur u konfirmuan dy ose tre emra të mëdhenj, agjentët dhe menaxherët e artistëve të ndryshëm filluan të më merrnin seriozisht. Jefferson Airplane, Creedence Clearëater Revival dhe Canned Heat ishin të parët që pranuan dhe punësuan Crosby, Stills dhe Nash para botimit të albumit të tyre debutues. Unë gjithashtu doja të punësoja artistë që njihja që jetonin në Woodstock: The Band, menaxheri i të cilit ishte Albert Grossman dhe kantautorin Tim Hardin.
Një nga aspektet e mia të preferuara të asaj faze ishte të zbuloja talent të ri dhe të bashkoja grupet e ndryshme. John Sebastian, i cili kishte filluar një karrierë solo pasi kishte luajtur në grupin Lovin 'Spoonful, Richie Havens, një këngëtare popullore që ndezi festivalin ditën e parë. Janis Joplin dhe Jimi Hendrix kishin shpërndarë bandat me të cilat kishin arritur sukses (përkatësisht Big Brother dhe The Experience). Unë nuk mund të merrja të gjithë artistët që doja dhe vetëm, shpresoja të merrja disa më të rëndësishmit. Laura Nyro ishte me dyshime, sepse ajo vuante nga frika e e të kënduarit në skenë. Unë pata idenë e çmendur për ta mbyllur festivalin me Roy Rogers, një përfundimi i përsosur për tre ditë paqeje dhe muzikë, por menaxheri i tij nuk pranoi propozimin. Në të vërtetë, ishte Jimi Hendrix, ai që mbylli festivalin në orën 9 të mëngjesit të së hënës, përpara një publiku më të vogël prej 20,000 njerëzish". /La Republica/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë