Lajme

“Dëshmitari X”, PD publikon identitetin e tij

Konferenca e jashtëzakonshme e paralajmëruar nga PD rezultoi e tillë, pasi selia blu ka publikuar identitetin e "Dëshmitarit X" i cili ka rrëfyer para një kamere:

“Unë jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar në det në vitet '93-'99, në 2000 u shkëputa në Itali dhe punova me grupin e Agron Xhafaj deri në 2002. Shisnim kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomoneje, por hoqa dorë në 2000 se nuk e përballoja dot më.

Shpëtova dy herë nga vdekja.

Agronin e njoh që në 1999 me anë të një mikut tim, Ardin e repartit. E kam njohur me anë të punës në Itali. Komandonim punën që merrnim mallin dhe e shisnim.

Në 2005 më ndodhi një aksident në punë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh. Akuzohesha për 12 kg kokainë, u kapa në Pescara. Bëra dënimin që më takonte, në shkallë të parë mora 15 vjet burg, Apeli ma la 8 vjet, 1 vit kisha bërë burg, mora 7 vjet. Nga Agroni më mbeti qejfi. Nuk më solli një paketë cigare si shok, aq sa kemi bërë për njëri-tjetrin. Kur dola nga burgu erdha në Shqipëri dhe e takoj.

Më ofroi gjoja një nder, një punë për djalin kamarier, në 2016. Në këtë vit filloi punë djali 22 vjeç, punoi 6 muaj kamarier, s’e përballoi dot ekonominë e shtëpisë dhe e hoqa. Para 5-6 muajsh i kërkova të më bënte një nder, katër muaj ka, tani më kujtohet, për të hedhur barishte për Itali, hashash, do ta çonim në Itali. I kërkova favor dhe më prezantoi me Ermalin. Ia kërkova favorin se isha në gjendje keq nga gjendja ekonomike.  E vura në provë sa korrekt qe për mua si Albert.

Kur u bë gjithcka gati për t’u bërë rruga, unë nuk e bëra këtë rrugë se i kisha bërë 7 vite dënim dhe dua të jem i pastër në këtë shtet. I kërkova nderin por nuk e bëra rrugën se nuk doja ta vazhdoja më me këtë lojë biznesi, vetëm e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj. Vajta tek ai se ishte qejfmbetje, kur unë rashë në burg në Itali, mua nuk më solli një paketë.

Sot ai është biznesmen, është mes të gjithave, komandon edhe Vlorën, me biznese me dyqane.

Hashashi?

Atë punë ka bërë tërë kohën, jo vetëm më mua, por mund ta ketë bërë edhe me shumë të tjerë që mbase nuk ua di emrat e s’mund të shprehem.

Me mua u tregua korrekt më tha “bujrum sille këtë cantë ta hedhim matanë”

E njihja Agronin, nuk e njoha sot, në jetën e tij të brendshme nuk futem, me tha sille më prezantoi me Ermalin nuk e di cfarë eëhtë shef kufiri, aë nuk ia di mbiemrin jam ulur në tavolinë me Ermalin, kemi diskutuar.

Agroni më tha do të shkosh tek Ermali kur të them unë. Lamë një vendtakim.

At ditë që do të bënim rrugën nuk do t’i hipja skafit, se dua të jetoj me djesën e ballit, të ha një copë bukë. Me këtë punë nuk dua të merrem më, thjesht e vura në provë.  E dija që Agroni merrej me këtë punë se kisha informacionet e mia nga miqtë e mi, më thonin që punon dhe është njeri i saktë e korrekt, të ndihmon të hedhësh mallin në Itali, se ka miqtë e tij që të ndihmon. Mua më dha një drejtim një rrugë, që do shkosh tek filani, Ermali skafist, me nofkën “Nake”.

E vura në provë se ashtu më la edhe mua në baltë dhe më ktheu kurrizin dhe unë e vura në provë dhe ja ktheva kurrizin.

Siç ja bën një njeriu ashtu do ta pësosh. Sot ai është dikushi, unë jam pa bukë në shtëpi.

Iu drejtova atij se me atë më kishte lidhur jeta. Kishte lidhje me policinë, me drejtorin e Vlorës bëhej shpesh dhe me këtë shefin e kufirit. Punët e tyre.

Unë do të çoja 100 kg, arrita të bëja 20 me lekë borxh. Më ofronte transportin dhe të gjitha.

Nuk kisha frikë se rrugët ishin të hapura. Agroni më tha kur të vijë dita do të shkosh të takosh Ermalin. Ditën që u bëmë gati për rrugën u bë nami në Vlorë, ka pasur përmbytje, deti 7-8 ballë. Është vështirë tha, kanë ndodhur shumë probleme dhe nuk mund të vazhdojmë më tej. Unë nuk e hidhja atë mall.

E solla tek PD pasi ky është institucioni më i besuar, ta coja në Prokurori apo kudo, janë gjëra që do ishin manipuluar e zhdukur, e solla se këtu kam besim se ketu luftohet gjithcka. Me politika nuk jam marrë kurrë.

Ditën e parë që doli përgjimi më tha djali: Baba je bërë figurë e njohur në Vlorë. Isha me miqtë e mi po pija kafe, sic do prind, shkoj tek im bir dëgjoj përgjimin, Shoku i Agronit i kishte thënë pronarit të djalit tim, gjysmë ore pasai doli përgjimi, shiko se babi yt është bërë figurë e njohur në Vlorë, e shoh në internet, më tha pronari i djalit se është zëri im në përgjim. Shefi i Krimeve i ka vajtur vajtur djalit te puna dhe i thotë dua të takoj babanë tënd se do ta marrim në mbrojtjë, unë s’kam bërë gjë që të kaloj në mbrojtje, unë jam fukara, më pikon shtëpia, ai mendon të më mbrojë mua, mua më mbron Zoti. Veten time e mbroj vetë, nuk dua mbrojtje as nga ai, as nga shteti. Nuk kam frikë, se nuk i kam borxh njeriu.

Cfarë kanë në plan le ta bëjnë, jam njeri I drejt, por pse do tw mw vijw nw mbrojtje shefi i krimeve, për cfarë, kush i ka urdhëruar të më vijnë mua në mbrojtjë, ku doli emri im, nuk është shpallur emri im, nga e mësuan këta  

Ato qw janw folur në përgjim, të Agronit apo dikujt tjetër, Agroni është vetë i vetëdijshëm. Materiale të tjera, nuk kam cfarë them për Agronin, ai ka biznesin dhe jetën e tij dhe mua nuk me intereson jeta e tij. Nuk kam bërë filmime të tjera, I ka bërë vetë Agroni dhe aty janë, nuk e di si i ka bërë me apo pa dashje, e di vetë ai. Agroni mund të jetë përgjuar veten, ku e di unë. Ato janë fakte reale, si zëri, qe ne kemi folur, gjithmonë e ha fukarai, jo një i pasur.

Coje ku të duash përgjimin, ai zë është.  Unë nuk kam lidhje me përgjimin, e kanë përgjuar të tjërë, por nga ka ardhur kjo e gjen Agroni.

Dikush i madh ka dhënë urdhër, që shefi i krimeve apo i rendit, cfarë është, shkoi tek djali im, 

Nuk e mohoj e kam bërë këtë bisedë me Agronin, është reale, por nuk e kam bërë unë përgjimin.

Deklarata e kreut të PD, Basha pas publikimit të videos së dëshmitarit Albert Veliu.

‘Ja pse shteti i Ramës dhe Xhafajt është vërsulur për të kapur dëshmitarin Albert Veliu. Ja pse kanë ushtruar 72 orë terror mbi bashkëshorten dhe fëmijët e tij. ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet dot nga posti i ministrit të Brendshëm. Për të shmangur me cdo kusht dhe me cdo cmim të vërtetat tronditëse si përgjimi që u dëgjua, se si vëllai i tij Agron Xhafaj është një nga kokat e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar të vendit. Largimi në fshehtësi dhe me urgjencë i Agron Xhafajt, terrori dhe presioni policor dhe i bandave ndaj dëshmitarit Albert Veliu, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe aktiviteti i ethshëm për të prishur provat do të ishte i pamundur nëse Fatmir Xhafaj nuk do të ishte më ministër i Brendshëm, por ai është aty, jo për të mbrojtur qytetarët nga krimi, por për të mbrojtur vëllanë e tij dhe veten nga ligji. Fatmir Xhafaj është akoma ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal: moho përgjimin, kap, josh ose likujdo dëshmitarin ose familjen e tij, shkatërro provat, kërcëno opozitën. I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se për cdo hao që do të ndërmarrin për të rrëmbyer, terrorizuar dhe v ënë nën presion Albert Veliun, dëshmitrain e familjes mafioze Xhafaj, dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli.
I paralajmëroj sot, të dy Ramën e Xhafajn, para të gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe familjes së tij.
Dëshmia troinditëse dhe gjithcka tjetër që kanë bërë e po bëjnë Fatmir Xhafaj me Edi Ramën, janë provat e tjera se jetojmë në një shtet yë kapur nga mafia, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. Në krye të kësaj kupole qëndrojnë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj dhe për sa kohë ky është fakt, vendi është në duart e krimit të organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë