Futboll

Deschamps: Futbolli i shëmtuar pa tifozë, gjithçka bëhet për para

Didier Deschamps aprovon vendimin e Ligue 1 për të mbyllur sezonin dhe nuk i pëlqen një kampionat me dyer të mbyllura dhe me rregulla të ndryshme në fushë dhe në tribuna. “Ndoqa Bundesliga, ato imazhe nuk më duken të përshtatshme. Shoh lojtarët që ndërhyjnë, kanë kontakt ndërmjet tyre, më pas shoh në tribunë lojtarët rezervë mbajnë maska dhe qëndrojnë në distancë prej 2 metrash nga njëri tjetri. Sinqerisht nuk arrij ta kuptoj. Në tribunë rreziku është më i madh? Ka një mospërputhje, nuk më pëlqen”, tha ai.

Ndërsa për vendimin e Francës për të mbyllur sezonin, Deschamps u shpreh se “ishte një vendim i qeverisë që mu duk korrekt dhe i zgjuar, duhet ta pranojmë”. Përsa i përket vendeve të tjera evropiane ai tha: “Mendoj se dëshira e tyre për të rifilluar ka të bëj më shumë me aspektin ekonomik. Shihni vendimet e marra në Angli dhe Spanjë, dy shtete të mëdha të futbollit, po planifikojnë të rifillojnë sezonin por nga ana tjetër kanë vendosur të mos rifillojnë futbollin e femrave pasi aty qarkullojnë më pak të ardhura, gjithçka është e lidhur më paratë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë