Keshilla

Dermatologët paralajmërojnë dëmet që shkakton manikyri xhel

Manikyri xhel thahet në çast, është elastik dhe zgjat deri në një muaj më shumë se manikyrët e zakonshëm. Megjithatë përveç bukurisë dhe shkëlqimit që ato i japin duarve tuaja, dermatologët thonë se vijnë edhe disa rreziqe si infeksionet, plakja e lëkurës dhe kanceri i saj. Studimet mbi manikyret xhel janë të pakta, kryesisht duke pasur parasysh se teknika ndryshon shumë në mes të salloneve.

Por dermatologët sugjerojnë marrjen e masave paraprake për të mbrojtur veten në të dy mënyrat.

"Është e mjaftueshme që ne të rekomandojmë pacientët për të mbrojtur lëkurën e tyre", tha për DailyMail.com Dr Chris Adigun, një dermatolog në Chapel Hill, Karolina e Veriut, i cili shkroi udhëzime për Shoqatën Amerikane të Dermatologjisë.
Dermatologët nuk mund të dinë për disa mënyra se si manikyrët xhel ju rrezikojnë nga kanceri, sepse teknikat e secilit sallon ndryshojnë, por ka disa gjëra për të cilat mund të sigurohemi dhe mënyra për të shmangur çdo rrezik. Manikyrët xhel janë vendosur duke përdorur llambat LED që lëshojnë rrezet UVA. Ndërsa rrezet UVB mund të ju japin një djegie (si nga dielli), UVA është lloji përgjegjës për plakjen, dëmtimin e lëkurës dhe kancerin.

Dhe pse ka studime mbi manikyret e xhelit, është e vështirë të përcaktohet se sa reflektojnë jetën reale.

'Problemi' për të kuptuar se sa është i rrëzikshëm ky lloj manikyri, thotë Dr Adigun, është se nuk ka standardizim se si ky trajtim kryhet nga salloni në sallon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë